Roma është mposhtur në derbin kundër Napolit në Olimpico.
Skuadra e Eusebio Di Francescos ka pësuar disfatë me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen e xhiros së tetë në kuadër të Serie A kundër Napolit, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi anësor Lorenzo Insgine, i cili realizoi golin vendimtar të ndeshjes, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi.
26-vjeçari është vlerësuar me notën 8.4.
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj është njëri nga lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë ndeshje. Mbrojtësi i krahut të djathtë është vlerësuar me notë 7.5.
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori De Rossi i Romas./arbresh.info/

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës