Roger Federeri e ka mundur Serena Williamsin në një ndeshje historike të çifteve të përzeira në turneun Hopman Cup, të martën në Perth të Australisë.
Kjo ishte hera e parë që këto dy yje – të konsideruara si tenistët më të mirë në histori – u përballën , me Federerin që me partneren e vet zvicerane Belinda Bencic e mposhten dyshen amerikane Williams dhe Frances Tiafoe në dy sete në Grupin B, raporton Gazeta Express.
Federer dhe Bencic e fituan setin e parë 4-2, ndërsa të dytin 4-3 pas triumfit 5-3 në tie-break. Ky rezultat nënkupton se Zvicra e ka mposhtur Amerikën 2-1 me rezultat të përgjithshëm, pasi më parë Williams e kishte mundur Bencicin 4-6, 6-4, 6-3, ndërsa Federeri më lehtësi e mundi Frances Tiafoe 6-4, 6-1 në ndeshjet e tyre teke.

Wuke folur pas ndeshjes, 20 herë fituesi i grand slameve Federer tha se ishte nder për të të përballej me legjendën amerikane.
Williams, në anën tjetër, tha: “Ky njeri është i madh, në fushë dhe jashtë saj. Mendoj se shërbimi i tij është tejet i nënvlerësuar. është shërbim vrastar, nuk mund ta lexosh dot. E kam shikuar tërë kohën dhe kurrë nuk e kam ditur sa i mahnitshëm është”.
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...