Roger Federer kërkon rikthmin në majë. Pas tre viteve mungesë, tenisti zviceran do të marrë pjesë në Roger Cup, Masteri 1000 pikësh kanadez dhe së bashku me Masterin tjetër 1000 pikësh amerikan të Cincinnati, kompletojnë sezonin e turneve të mëdha në fushën me cimento, përpara se të nisë një tjetër event shumë i rëndësishëm për botën e tenisit, ai i US Open. Praninë e Roger Federer, e kanë konfirmuar vetë organizatorët e këtij turneu.
Në Montreal, zvicerani ka qenë i pafat, pasi në dy edicionet e kaluara është mundur nga francezi Tsonga, në fazën e 1/8 në 20011 dhe në cerekfinalen e 2009. Rezultatin më të mirë ai e regjistron në finalen e humbur ndaj Novak Djokovic në 2007. Federer ka patur dilema të mëdha në lidhje me praninë e tij ose jo në Kanada shkruan ss.
Triumfi i tij në Wimbledon ishte shpallur si prioritet nga ana e 36-vjecarit, mision që u përmbushur, por mungesat e mëdha në Montreal të Djokovic dhe të britanikut Murray, i cili vuan ende problemet fizike, kanë bërë që Roger të ndërrojë mendje dhe të shpresojë tek suksese dhe të arrijë vendin e parë në tabelën e klasifikimit në botën e tenisit. I vetmi kundërshtarë që mund t’ia pëngojë realizimin e kësaj dëshire është Rafael Nadal.
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...