Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, të dielen mbush 21 vjeç. Braziliani është i lumtur në Spanjë dhe mezi pret të vazhdojë të zhvillohet dhe të rritet si lojtar për klubin dhe vendin e tij sipas një raporti në “Marca”.
Ai do të shpresojë të fillojë për “Los Blancos” në ndeshjen kundër Valencias në “Santiago Bernabeu” pas paraqitjes së mirë që dha kundër Alcayanos gjatë javës. Ai asistoi për golin e Eder Militao dhe ishte gjithashtu pjesë përbërëse e golit të dytë të Madridit më vonë.
Rodrygo është ambicioz, por e di se është e vështirë të bëhesh titullar i padiskutueshëm për një klub aq të madh sa Madridi. Ai po jep gjithçka që mundet në çdo ndeshje që luan për të dëshmuar se krahu i djaththtë i sulmit të Madridit duhet t’i përkasë atij.
Zgjidhja e Rodrygo për Vitin e Ri është të fitojë më shumë minuta për Madridin dhe të hyjë në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës 2022 në Katar. Deri më tani ai ka fituar tre paraqitje për vendin e tij, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol – e vetmaj mënyrë që ai do të jetë në gjendje të kthejë kohën e Tite është dukë bërë paraqitje cilësore me klubin e tij çdo javë./Arbresh.info
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes