Mbajtësi aktual i Topit të Artë, Rodri është rikthyer në terren dhe tashmë po stërvitet individualisht. Videoja është publikuar nga faqet zyrtare të Manchester Cityt.
Rodri u dëmtua më 22 shtator gjatë ndeshjes së pestë të Ligës Premier kundër Arsenalit, me spanjollin që u diagnostikua me një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë.
Kampioni i Evropës iu nënshtrua një operacioni dhe shprehu shpresën se do të mund t’i ndihmojë Manchester Cityt në fund të sezonit aktual.
Pa Rodrin, gjërat janë treguar të vështira për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi City u eliminua nga Real Madridi në fazën ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve dhe në renditjen e Ligës Premier është në vendin e katërt.
Megjithatë, tani Guardiola mund t’i fërkoj duart, pasi Rodri u pa në disponim të mirë dhe formë të mirë gjithashtu gjatë stërvitjeve individuale.
Minutat e parë në fushën e lojës ylli spanjoll mund t’i marrë në fund të marsit. /Telegrafi/
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...