Ylli i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka treguar për një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij personale dhe profesionale gjatë sezonit të kaluar.
Në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle AS, sulmuesi brazilian është shprehur hapur për problemet që ka kaluar, duke theksuar se ka qenë një kohë ku ndihej i humbur dhe emocionalisht i rrënuar.
“Pata një periudhë shumë, shumë të vështirë në nivel personal… për një kohë të gjatë nuk fola me askënd në jetën time”, tha Rodrygo.
“Askush nuk e dinte çfarë po kaloja… Nuk isha mirë as fizikisht, as mendërisht.”
Situata e tij e rënduar po ndikonte edhe në performancën e tij në fushë. Megjithatë, një nga figurat kyçe që ndihmoi Rodrygon të kalojë këtë moment ishte trajneri Carlo Ancelotti.
“Ancelotti më ndihmoi shumë. Ai e shihte çdo ditë që nuk isha mirë, që nuk isha në gjendje të luaja dhe të ndihmoja ekipin.”
“Më tha: ‘Rri i qetë këtu, nuk je gati të luash tani.’ Ai e kuptoi që duhej të rikuperohej personi para se të rikthehej lojtari.”
Rodrygo vlerësoi gjithashtu mbështetjen e djalit të trajnerit, Davide Ancelotti, stafit teknik dhe familjes së tij gjatë asaj kohe të vështirë.
“Tani e kam kaluar gjithçka. Jam mirë, i lumtur dhe shumë i motivuar për të bërë një sezon të madh.”
Rodrygo këtë sezon nën urdhërat e Xabi Alonsos nuk po gjen minutat që i kishte nga Ancelotti, mirëpo në cdo ndeshje që luan lë gjurmë./Arbresh.info
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...