Edhe pse Kane po kalon një formë fenomenale duke shënuar 22 gola deri më tani, Rodgers mendon se Sturridge është lojtarë më i mirë se sa Kane.
“Për mua askush nuk është më i mirë se sa Daniel Sturridge, ” tha Rodgers për gazetarët.
“ Ai ka gjithçka çfarë i duhet një lojtari, nëse luan rregullisht dhe nuk lëndohet. Golat e tij, fuqia e tij dhe gjithçka tjetër që ka ai, e bëjnë atë sulmuesin më të mirë anglez.”
“ Por jam i sigurt se Daniel e kupton se tani Anglia ka edhe një sulmues tjetër shumë të mirë dhe do ta ndihmojë atë kur të luajnë me kombëtaren.”
Sturridge do të luaj lojën e parë për Liverpulin që nga Gushti i vitit të kaluar kur u lëndua, dhe Rodgers shpreson se ai do ta ndihmojë Liverpulin t’i afrohet pozitës së katërt e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë takimin Zelensky-Puti...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së
Besfort Zeneli shkëlqen me gol në fitoren ndaj Club Brugge
Endrick me gol dhe asistim, Lyon e mposht Parisin në “Parkun...
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...