Sulmuesi holandez, Robin van Persie, ka kompletuar transferimin e tij në Feyenord.
Van Persie është rikthyer në Feyenord, klub nga i cili ishte larguar para 14 vitesh për Arsenalin.

Sulmuesi holandez kishte filluar karrierën në këtë klub, duke dalur nga akademia e klubit, për t’u transferuar më pas në Arsenal, Manchester United dhe Fenerbahce.
Persie humbi vendin e tij në gjigantin turk dhevendosi të rikthehet në shtëpi të premten e kaluar, duke nënshkruar kontratë me klubin holandez.

Ai ka postuar në Twitter një fotografi me hashtagun #RVPporikthehetnështëpi.


Po ashtu llogaria zyrtare e Feyenordit në Twitter, ka postuar disa fotografi të RVP me veturën e tij Range Rover, duke shkuar drejt zyreve të klubit.

Pasi e parkoi, Van Persie shkoi në drejtim të zyreve për të përfunduar rikthimin e tij në futbollin holandez.
Van Persie ishte larguar nga Feyenordi si 16 vjeçar në vitin 2004 për në Arsenal, klub me të cilin u paraqitë në 278 ndeshje duke shënuar 132 gola.
Më pas, ai u transferua në Manchester Unied në vitin 2013 për të fituar titullin e Premierligës me ‘djajtë e kuq’ dhe ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 26 gola. /arbresh.info/


21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...