Robin van Persie beson se Liverpooli ishte ‘me fat’ që mori një fitore kundër Ajaxit në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Reds mundën Ajaxin me rezultat 1-0 falë një autogoli nga Nicolas Tagliafico, i cili devijoi goditjen e Sadio Mane.
Ajax kishte shanset e tyre, por nuk arriti t’i shndërronte në gol pasi Fabinho prodhoi një performancë të madhe si qendërmbrojtës duke e zëvendësuar në mënyrë të përkryer të lënduarin Virgil van Dijk.
Por, fitorja e Liverpoolit në udhëtim nuk arriti të bindë Van Persien, i cili tha se atyre u mungonte Van Dijk dhe Thiago Alcantara.
“Ata qartë kanë humbur lojtarët e tyre kryesorë. Virgil në pjesën e pasme dhe Thiago – edhe pse nuk luajti shumë – është një lojtar i klasit botëror”, ka thënë fillimisht Van Persie për BT Sport.
“Por, Ajaxi kishte shanse më të mëdha. Ata luajtën mjaft mirë, kishin katër ose pesë shanse të pastra”.
“Kështu që unë mendoj se Liverpooli ka qenë me fat sonte”, përfundoi legjenda holandeze. /Telegrafi/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale