Boksieri, Robin Krasniqi, e ka konfirmuar se do të zhvilloj një ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ai ka bërë të ditur se më pesë gusht do të boksojë në Prishtinë, derisa kundërshtari i tij nuk është bërë i ditur.
“Duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po arohet. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, ‘Fadil Vokrri’. Me patjetër dy figurat e rëndësishme që e mundësuan këtë eveniment, e që publikisht më duhet t’i falënderoj, janë kryetari i kryeqytetit, z. Përparim Rama dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi. U jam mirënjohës gjithmonë, që e ndihmuat dhe mundësuat mbajtjen e këtij evenimenti në zemër të Prishtinës. Në mes të stadiumit, me shumë dashuri, unë, biri yt Kosovë”, ka thënë Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
36-vjeçari pritet të boksojë për një titull në kategorinë gjysmë të rëndë./Arbresh.info/
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...