Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski është zgjedhur lojtari i vitit në Bundesligë këtë vit nga gazetat, duke e mposhtur Jadon Sancho-n dhe bashkëlojtarin Joshua Kimmich.
Është hera e katër që polaku ka fituar këtë çmim, ngase e ka fituar në vitin 2013, 2017 dhe 2018, transmeton portali arbresh.info.
Lewandowski ka shënuar 34 gola në Bundesligë këtë sezon, ndërsa 51 në të gjitha garat.

Sulmuesi mund të shënojë edhe më shumë gjatë muajit gusht në Ligën e Kampionëve, ku do përballen me Chelsea-n.
Polaku mori 42.6% të votave për lojtarin e vitit, 14.1% i takuan Jadon Sancho-s, kurse 12.2% ishin për Joshua Kimmich.
Trajneri i “Bavarezëve”, Hansi Flick fitoi çmimin e trajnerit të sezonit, kurse Alphonso Davies fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit./arbresh.info.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...