Robert Lewandowski është i pari ndër lojtarët e Barcelonës që ka pranuar se sezoni i kaluar ishte një dështim, por ai që do të nisë së shpejti duhet të jetë krejt ndryshe.
Pavarësisht se shënoi 26 gola në total, performanca e tij dhe bilanci i trofeve ishte jashtë pritshmërive të lojtarit dhe vetë klubit.
Prandaj, vetë futbollisti ka qenë i qartë teksa i ka bërë një apel të qartë shokëve të ekipit, nëse duan vërtet që në sezonin 2024-2025 në Barcelonë të mbërrijnë dhe trofetë.
Në një intervistë për kanalin ESPN, sulmuesi polak është shprehur i bindur se këtë sezon do të shohim një Leva të rinuar, pavarësisht se mosha kalon.
“Fizikisht, ndihem më mirë se vitet e fundit. Edhe pse jam më i moshuar (do të mbushë 36 vjeç), ende nuk e ndjej ndryshimin”, tha ai.
Lewandowski ka folur edhe për ardhjen e trajnerit të ri Hansi Flik.
“Diçka e re po vjen. Ne e dimë se duhet të punojmë shumë, më shumë se në sezonin e kaluar. Është e vetmja mënyrë nëse duam të fitojmë diçka. Ne kemi potencial të madh në klub, por duhet të veprojmë si ekip. Duhet të përpiqemi të japim më të mirën, nëse duam ta kthejmë vërtet Barcelonën në rrugën e trofeve. Nuk do të jetë e lehtë, sepse edhe rivalët punojnë, por ne duhet të përmirësohemi”, ishte apeli i tij./GazetaExpress/
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...