Arjen Robben i ka befasuar të gjithë duke u kthyer në fushat e futbollit pas tërheqjes.
Holandezi është kthyer te Groningen, por gjëray nuk kanë shkuar shumë mirë për shkak të disa problemeve fizike.
“Gjërat nuk po shkojnë siç do të doja”, ka thënë Robben për Fox Sports. “Kemi punuar shumë në muajt e fundit, por pa rezultatin e shpresuar. Do ta përdor kohën në dispozicion për të rikuperuar dhe do të më pëlqente të isha në fushë dhe të luaja në vitin e ri”, ka thënë Robben.
Më pas është një statistikë që do të zemëronte këdo, por jo Robben-in. Holandezi ka luajtur vetëm 44 minuta në Eredivisie në 44 minuta. Pak, shumë pak. Veçanërisht nëse krahasohen me 1500 autografeve të lojtarit me rastin e fushtës Black Friday të klubit:
“Duhet të them se kam mbetur i befasuar për interesin e madh. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë blerë një fanellë të autografuar nga unë”.
“E shikoj si shenjë e një vlerësimi të madh dhe si një shenjë mbështetjeje. Por, për shkak të fushatës së klubit, tani kam më shumë autografe se minuta të luajtura”, ka thënë Robben./Arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...