Anësori i Leicester City, Riyad Mahrez raportohet se ka rënë dakord me kushtet personale me Roman para transferimit të mundshëm këtë verë në Itali.
26-vjeçari nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për largim nga klubi në King Power gjatë merkatos aktuale të transferimeve dhe Roma mendohet se e sheh atë si një zëvendësues ideal të Mohamed Salah, i cili iu bashkua Liverpoolit muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Mahrez ka qenë gjithashtu duke u kërkuar shumë për transferim te Arsenali këtë verë, megjithëse Arsene Wenger mësohet se favorizon transferimin e anësorit të AS Monacos, Thomas Lemar.
Roma është shfaqur si klubi i dytë pas “Topçinjve” në garën për shërbimet e tij dhe mediat angleze raportojnë që klubi tani ka rënë dakord me kushtet personale me reprezentuesin algjerian.
Sidoqoftë, Roma vazhdon të jetë ende larg nga tarifa prej 44 milionë që kërkohet nga Leicester City për finalizimin e marrëveshjes pasi skuadra në Serie A ofron vetëm 26 milionë./arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës