Kampioni në fuqi i Copa Libertadores, River Plate, do të jenë sërish në finalen e këtij turneu, përkundër që pësuan disfatë me rezultat 1:0 kundër rivalit të përjetshëm, Boca Juniors, në ndeshje përballje të tensionuar në “La Bombonera”.
Duke luajtur me të njëjtën skuadër si në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Marcelo Gallardo kishte shpresuar se skuadra e tij do të arrinte rezultat të ngjashëm me fitoren 2:0 kundër Boca Juniors edhe në ndeshjen kthyese, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo, dëshira e tij nuk u realizua, pasi që Boca Juniors arriti ta fitojë ndeshjen kthyese me rezultat 1:0, falë një goli të shënuar nga Hurtado në minutën e 81-të të ndeshjes. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për Juniors, pasi që River Plate u kualifikua në finale falë rezultatit të përgjithshëm.
River tani do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër që do të zhvillohet në Maracena mes Gremios dhe Flamengos. Rezultati në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave ishte 1:1.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump