Heroi i Barcelonës, Rivaldo do dëshironte që klubi i tij i vjetër të siguronte transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salahs.
Rivalo beson se përtej çdo lojtari tjetër që luan në sulm në Angli, Salah do ta përmirësonte Barcelonën, transmeton portali arbresh.info. I pyetur se me cilin lojtar në Premierë Ligë duhet të nënshkruaj Barcelona para sezonit të ardhshëm, Rivaldo i tha ‘Daily Mail’:
“Salahn. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Ai e ndryshon lojën”
Rivaldo ishte pyetur gjithashtu nëse Salah mund të krahasohet me yllin e Barcelonës, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon e Real Madridit.
“Nëse nuk është këtu, atëherë është afër, por ai duhet të vazhdoj kështu, ashtu siç bëjnë ata. Shpresoj që ai ta bëjë këtë gjithashtu, në kampionate tjerë, nuk është kjo një gjë vetëm për një kampionat”
“Ai duhet të vazhdoj ashtu siç Ronaldo dhe Messi kanë vazhduar për 10 vite – ai është shumë afër tani. Ai do të ketë më shumë vështirësi për shkak se Premierë Liga është më e vështirë se kampionati spanjoll”
Salah do të përballet me Ronaldon në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën në Kiev./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit