Edhe Rivaldo mendon se Zidane gaboi kundër Man City në Ligën e Kampionëve.
Pas eliminimit të Real Madridit nga Champions League, gishti u drejtua nga trajneri, Zinedine Zidane.
Ai nuk e inkuadroi për asnjë minutë Vinicius Juniorin në humbjen 2-1 nga Manchester City.
Të shumtë e cilësuan këtë si vendim të gabuar të Zizu dhe tani ka folur edhe legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo.
“Vërtet, nuk arrij ta kuptoj përse nuk ka luajtur pas asaj që ka bërë këtë sezon, duke qenë një ndër më të mirët në La Liga. Përveç kësaj, nuk ka pasur asnjë lajm për lëndim apo diçka e ngjashme”, u shpreh Rivaldo.
“Jam i bindur se nëse do të kishte luajtur, do t’i kishte shkaktuar kokëdhembje Guardiolës. Vetëm Zidane dhe Vini e dinë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë kanë folur pas ndeshjes. Nga jashtë mund ta kuptoj vetëm si një vendim shumë të çuditshëm”. /Gazeta Express/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...