Legjenda braziliane Rivaldo, mendon se mesfushori Philippe Coutinho duhet rikthyer në Premierë Ligë.
Braziliani momentalisht është huazim te Bayern Munich, por gjiganti gjerman nuk do ta aktivizojë mundësinë e blerjes, kurse Barcelona dëshiron ta shesë, transmeton portali arbresh.info.
Skuadrat e mëdha angleze janë të interesuara, kurse Rivaldo e ka mbështetur rikthimin e Coutinho-s në Premierë Ligë.

“Philippe Coutinho se shpejti do rikthehet nga huazimi prej Bayern te Barcelona, por dyshoj që mund ta shpëtojë karrierën aty”.
“Opsioni më i mirë mund të jetë rikthimi në futbollin anglez, aty ku kaloi sezonet më të mira dhe me kualitetet do i përshtatet, ka dëshmuar se me Liverpool-in ishte ndër lojtarët më të mirë”.
“Te Tottenham, Arsenal ose Leicester, Coutinho mund të luaj rregullisht”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet se cila skuadër do e transferojë yllin brazilian./arbresh.info.
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...