Legjenda braziliane e ka pranuar se do të ishte kënaqësi të shohësh yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldon në një skuadër.
Spekulimet e shumta e lidhin argjentinasin me një transferim te Juventus, derisa në sezonin e ardhshëm trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mund të jetë në stolin e “Zonjës së Vjetër”.
Rivaldo në një intervistë për Betfair tha se do ishte kënaqësi t’i shohësh dy lojtarët në një skuadër, por nuk mund të ndodh, transmeton portali arbresh.info.

“Manchester City nga klubet është i lidhur me Messin. Argjentinasi mund të luajë në çdo klub, por siç ka thënë Guardiola më herët Messi duhet të vazhdojë të Barcelona”.
“Spekulimet tjera duke përmendur Juventus si mundësi për Messin dhe të jetë partner me Ronaldon. Do ishte kënaqësi ti shohësh të dy të luajnë se bashku, por nuk është mundësi reale”, deklaroi ai.
Të dy yjet këtë sezon janë në formë të mirë duke qenë golashënuesit më të mirë në skuadrat e tyre./arbresh.info.
KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – Kaq vota m...
Abdixhiku s’e përjashton dorëheqjen nga kreu i LDK-së, merr ...
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...