Legjenda braziliane e Barcelonës, Rivaldo e ka këshilluar ish-klubin e tij që ta transferoj uruguaianin Edinson Cavani nga Paris Saint-Geermani.
Cavani po jeton ditën e fundit te klubi francez pasi ka bërë publike dëshirën për t’u larguar nga Parc des Prices pas humbjes së vendit të titullarit.
Klube si Atletico Madridi, Chelsea dhe Manchester Unitedi janë vënë pas lojtarit, i cili njihet për golat e shumtë të shënuar.
Përveç këtyre klubeve, Rivaldo e ka nxitur Barcelonën që të bashkohet në garën për sulmuesin e PSG-së tani që Luis Suarez është lënduar rëndë.
“Cavani do të ishte një përmirësim i mrekullueshëm për sulmin e Barcelonës tani që Suarez është jashtë për shumë kohë”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.
“Cavani është një top sulmues që ka bërë gjithmonë gola në ligat më të mira të Evropës”.
“Në rastin e tij duket se ai me të vërtetë është afër largimit nga PSG dhe kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë”, përfundoi braziliani.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...