Ferizaj njofton ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit me tipare defanzive nga Maqedonia e Veriut, Riste Temelkov.
Mesfushori i transferuar, Temelkov së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Gjorce Petrov, përcjell Arbresh.info.
Ai është pjesë e futbollit aktiv dhe profesionist që prej vitit 2013, duke luajtur në skuadrat si KF Tivkes, Brera Strumica, Bregalnica Stip dhe FK Horizont Turnovo.
Temelkov njihet për fizikusin dhe qëndrueshmërinë në këmbët e tij.
Ai po ashtu ka vizion të qartë për të lidhur mbrojtjen me sulmin. Njëra ndër karakteristikat më të rëndësishmë të tij është saktësia në topat e gjatë, konkretisht pasimet diagonale.
Pas dy goditjeve në fazën e sulmit, Ferizaji po punon të forcojmë mesfushën dhe mbrojtjen, për të kompletuar skuadrën për fazën pranverore.
Andaj ditëve në vazhdim do të finalizojmë edhe transferet për të cilët jemi në negociata./Arbresh.info/
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit