Në prag të ndeshjes mes Newcastle dhe Milan, rishfaqet sërish Sandro Tonali. Ish mesfushori i kuqezinjve, aktualisht pjesë e e klubit anglez, është i pezulluar deri në fund të sezonit për pjesëmarrje në baste.
Futbollisti 23-vjeçar është shfaqur në krah të drejtuesit të Milanit, Moncada. Ata kanë ndjekur ndeshjen e të rinjve të kuqezinjve, ndaj atyre të Newcastle. Në mbrëmje pritet të akomodohet në tribunë për të ndjekur edhe përballjen e vërtetë mes të tashmes dhe të shkuarës së tij.
Mesfushori mësohet se po e kalon shumë mirë periudhën e pezullimit, duke u stërvitur rregullisht e skuadrën. Shokët e ekipit jo vetëm që nuk e kanë paragjykuar, por edhe e kanë mbështetur fuqishëm.
E njëjta sjellje është vënë re edhe te tifozët e Newcastle, që e ndalojnë futbollistin në rrugët e qytetit për ta inkurajuar dhe për t’i kërkuar autografë, në pritje që ai të rikthehet sërish në fushën e lojës./ss
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...