Prishtina e Re po vazhdon të prezantojë përforcimet e reja, për një sezon sa më konkurrues në Superligën e Kosovës në futboll.
Disa minuta më parë ata kanë zyrtarizuar futbollistin e radhës, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për Rion Rushitin, sulmuesin anësor të talentuar të Ramiz Sadikut. Edicionin e fundit pati paraqitje të mira me këtë klub në Ligën e Parë.
Rushiti është 21-vjeçar dhe është përforcimi i radhës i klubit kryeqytetas.
NJOFTIMI I PLOTË NGA KLUBI:
Mirë se vjen, Rion Rushiti!
Sulmuesi i talentuar i krahut të majtë 21-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Ramiz Sadikut, i bashkohet skuadrës sonë.
Rioni shquhet për aftësitë e tij teknike dhe lëvizshmërinë në fushë, ai sjell freski dhe potencial të madh në repartin ofensiv.
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës