Rio Ferdinand ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon.
Ish mbrojtësi i Manchester United, ka thënë se trajneri portugez ka sjellë shumë negativitet te lojtarët me deklaratat e bëra së fundi.
Mourinho gjatë ndeshjeve përgatitore të Manchester United, kishte deklaruar se nuk ishte i kënaqur me lojtarët e rinj, të cilët edhe i fajësonte për rezultatet jo të mira të skuadrës së tij.
“Ka shumë negativitet që vjen nga Manchester United në këto momente”, ka thënë Ferdinand, i cili ishte pjesë e ‘Djajve të Kuq’ që nga viti 2002 deri në vitin 2014.
“Kur jeni pjesë e një skuadre dhe dëgjoni shumë negativitet, dhe nuk del asgjë pozitive nga personi që drejton klubin, kjo nuk do të pritet mirë”.
“Nëse unë do të isha në vend të një lojtari të ri dhe do të dëgjoja nga ai se të rinjtë nuk do të luajnë ndonjë rol në skuadër, kjo nuk do të më jepte besim”.
“Kam qenë lojtar i ri një herë. Kur keni mundësinë të jeni me skuadrën e parë, për ju ajo është mundësia më e mirë që të jepet”
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën