Kampioni i Francës është rikthyer në formë sensacionale në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Monaco ka regjistruar fitore me rezultat 3 me 2 në takimin në kuadër të xhiros së 17-të si nikoqir në Stade Louis II ndaj Troyes, shkruan portali arbresh.info.
Deri në minutën e 70′ të ndeshjes, mysafirët ishin duke udhëhequr me rezultat të thellë 0 me 2. Suk Hyun Jun kishte shënuar dy golat (25′)(50′) për skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Jean Louis Garcia. Megjithatë, kampioni francez ngushtoi epërsinë me autogolin e realizuar nga Mathieu Deplagne në minutën e 70′. Por, heroi i tyre ishte sulmuesi argjentinas Guido Carrillo.

26-vjeçari ia siguroi rikthimin sensacional skuadrës së tij duke shënuar dy gola të shpejta në pesë minutat e fundit të kohës së rregullt. Pas golit me kokë në minutën e 85′, Carrilo shënoi sërish tre minuta më vonë duke përmbysur rezultatin në 3 me 2.
Monaco tani ka 35 pikë dhe qëndron në pozitën e dytë në tabelën e Ligës 1 me nëntë pikë prapa PSG-së si lidere, ndërsa Troyes qëndron në pozitën e 18-të me vetëm 18 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e realizuar në këtë ndeshje:
https://streamable.com/u0v0f
https://streamable.com/7vrbz
https://streamable.com/rjid4
https://streamable.com/h5nbm
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...