Prishtina dhe Drita kanë luajtur baras me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së katërt në kuadër të Superligës së Kosovës.
Takimi nisi shumë mirë për gjilanasit të cilët patën epërsinë prej dy golave në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht, Egzon Bejtullai shënoi në minutën e 28-të për epërsinë fillestare.
Kurse tre minuta më vonë, Vesel Limaj dyfishoi rezultatin.
Drita ngadalësoi ritmin e lojës në pjesën e dytë, dhe kryeqytetasit e shfrytëzuan këtë pas një super pjese të dytë.
Skuadra e Arsim Thaqit ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e Ardian Mujës. Ndërkohë një minutë para mbylljes së kohës së rregullt, Alban Shillova barazoi sfidën.
Prishtina pati një super mundësi për të shënuar edhe golin e fitores por Faton Mulaku e shpëtoi Dritën me një pikë.
Me këtë pikë, Prishtina ngjitët në pozitën e tretë me shtatë pikë derisa Drita mbetet në pozitën e parafundit me dy sosh./Arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë