Xherdan Shaqiri duket se e ka përfunduar aventurën e tij në kampionatin anglez.
Anësori nga Kosova është afër për tu rikthyer përsëri në kampionatin italian Serie A.
Është gjiganti italian, Roma që po insiston për transferimin e Shaqirit në kryeqytetin italian.
Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah është afër kalimit në Liverpool dhe Roma po e sheh Shaqirin si zëvendësuesin adekuat për të.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv i Romës, Monchi ka filluar tanimë bisedimet me klubin anglez Stoke City
Për ta lënë të lirë të largohet nga Liga Premier, Stoke City po kërkon rreth 25 milionë euro.
Gjithsesi marrëveshja mes dy klubeve për këtë transferim mund të mbyllet për një shumë më të ulët, rreth 20 milionë pasi kjo është shuma që ka ofruar Roma për të.
25-vjeçari ka zhvilluar këtë edicion në Ligën Premier 21 ndeshje, ku shënoi katër gola dhe asistoi në dy të tjerë.
Ish-anëtëari i Bayernit dhe Baselit do të rikthehej në Serie A pasi dy vite më parë barti edhe fanellën e Interit për gjashtë muaj.
Gjilanasi duke festuar një gol me fanellën e Stoke Cityt
Në 15 ndeshje të luajtura me Interin në Serie A, Shaqiri shënoi një gol dhe asistoi në dy të tjerë.
Ndërkohë gjilanasi luajti edhe 169 minuta në Kupën italiane duke shënuar një gol.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...