AS Roma i është rikthyer fitoreve duke mposhtur me rezultat të thellë skuadrën mysafire të së shtunës në Olimpico.
Gjiganti italian ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 3 me 0 në ndeshjen e xhiros së katërt në Serie A si nikoqir kundër Veronas, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori anësor Radja Nainggolan ishte autori i golit të epërsisë (22′), ndërsa Edin Dzeko shënoi dy golat e tjerë të këtij takimi.
Sulmuesi qendror dyfishoi epërsinë me kokë në minutën e 33′ para se të shënonte golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 61′.
Roma tani gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me gjashtë pikë, ndërsa Hellas Verona gjendet në pozitën e parafundit me vetëm një pikë./arbresh.info/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja