“Topçinjtë” ka nisur jetën në mungesë të superyllit Alexis Sanchez në formë të shkëlqyer.
Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 4 me 1 në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në Emirates kundër Crystal Palaces në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Ende pa kaluar gjysmë ore lojë, skuadra e trajnerit Arsene Wenger kishte shënuar gjithsej katër gola të cilat ishin të njëpasnjëshme.

Mesfushori Granit Xhaka asistoi nga rivënia nga këndi për mbrojtësin Nacho Monreal që realizoi me kokë për 1 me 0 në minutën e 6′ të ndeshjes. Goli i dytë erdhi vetëm katër minuta më vonë nga Alex Iwobi dhe asistues ishte Nacho Monreal.
Futbollisti spanjoll kontribuoi me një asisitim tjetër edhe në golin e shënuar në minutën e 13′ nga Laurent Koscileny për 3 me 0.
Goli i katërt dhe i fundit nga Arsenali u realizua në minutën e 22′. Sulmuesi Alexandre Lacazette shënoi për 4 me 0 pas një asistimit të klasit botëror nga superylli Mesut Ozil.

Mysafirët golin e vetëm e realizuan përmes Luka Milivojevic në minutën e 78′ të pjesës së dytë.
Arsenali tani ka 32 pikë dhe qëndron në pozitën e gjashtë në tabelë, pesë pikë larg nga zona e Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e realizuara në këtë ndeshje:
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025