Njëri nga lojtarët më të mirë nga Kosova në lojën e CS2, Rigon Gashi i njohur me nofkën “rigoN”, së bashku me skuadrën e tij BIG Clan, kanë arritur kualifikimin në fazën “Legend Stage” të Majorit i cili po mbahet në Kinë.
Ndonëse me pak vështirësi BIG Clan arriti kualifikimin për në Legend Stage pasi mëngjesin e sotëm me kohën tonë lokale, arriti fitoren e tretë, shkruan Arbresh.info.
Ata mposhtën Complexity në ndeshjen që vendoste kualifikimin tutje, me rezultatin 2-1 me mapa.
Fillimisht skuadra amerikane e fitoi mapin e parë “Anubis” me rezultat 13-5.
Mirëpo, Rigoni dhe skuadra e tij u rikthye për të fituar në “Ancient” 13-9. Kurse në mapin që vendoste për kualifikim BIG Clan fitoi me të njëjtin rezultat në Dust 2.
Legend Stage në Majorin e CS2 nis të enjten.
WE DID IT! – TWICE! ?
WE’VE REACHED THE ELIMINATION STAGE! – AGAIN! ? pic.twitter.com/HAZxyXX6oy
— BIG (@BIGCLANgg) December 3, 2024
Kjo është hera e katërt që Rigoni arrin në këtë fazë të Majorit, pasi tri herët e para e bëri këtë me ish-skuadrën e njohur shqiptare Bad News Eagle.
Tashmë, Rigoni do të tentojë të hyjë për të parën herë në tetshën më të mirë në Major. Kujtojmë se për t’u kualifikuar për në çerekfinale ata duhet të arrijnë të marrin tri fitore në “Legend Stage”./Arbresh.info
Haters gonna hate 4 times major legend.
Next Stage ggwp to @Complexity ?
— rigoN (@rigoNcs) December 3, 2024
BIG move on to the #ShanghaiMajor2024 Elimination Stage ?? pic.twitter.com/Pg1aU5Ew7n
— HLTV.org (@HLTVorg) December 3, 2024
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...