Pas një aventure me Bad News Eagles, Rigon “rigoN” Gashi iu është bashkuar organizatës ENCE.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizata finlandeze e CS2, përmes një postimi në mediat sociale, shkruan Arbresh.info.
Rigoni pas ndarjes së parë me BNE ka pasur një aventurë të shkurtër me skuadrën BIG nga Gjermania, mirëpo ishte larguar menjëherë pas dështimit në Major.
Më pas Rigoni, u bashkua sërish me Flatron “juanflatroo” Halimi, Dionis “sinnopsyy” Budeci, Genc “gxx-“ Kolgeci dhe Sener “Sener1” Mahmuti, në BNE, por për fat të keq vetëm pas disa muajsh ekipa u nda sërish.
ENCE është njëra ndër organizatat më të famshme në Gadishullin Skandinav, si dhe më gjerë, ku më parë kanë pasur një roster të jashtëzakonshëm, ku kanë luajtur në Major për disa vite rresht. Madje duke prekur një herë finale dhe një herë tjetër kanë mbërritur në gjysmëfinale.
Rigoni do të jetë një forcë shtesë për ta, ku synohet t’i rikthehet “lavdia” skuadrës në CS2./Arbresh.info
View this post on Instagram
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...