Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni i Kosovës, Ballkani është ndalur në një barazim, pa gola përballë Gjilanit.
Pavarësisht kësaj, Ballkani mbetet në vendin e dytë, kurse Gjilani të tretin.
Drita ka mposhtur Drenicën, e cila tashmë ka rënë nga Superliga me rezultat 3:1.
Altin Vojvoda ia dha epërsinë vendasve, por Drita e riktheu rezultatin me golat e Muharrem Jasharit dhe Iran Goncalves që gjeti rrjetën dy herë.
Fitore shënoi edhe Malisheva që me përmbysje mposhti Llapin me rezultat 3:2.
Drilon Fazliu ia dhuroi epërsinë Llapit, por golat nga Ronald Sobowale dhe Bleart Tolaj bënë që Malisheva ta marr epërsinë.
Derisa fitoren e vulosi Bleart Tolaj me golin e tretë për vendasit.
Llapi e afroi përsëri rezultatin, por goli i Morinas nuk ishte i mjaftueshëm për të marr pikë./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar