Në Grupin A, Trepça ’89 arriti që të fitojë pikët e plota në udhëtim tek Rahoveci duke i mposhtur me rezultat të thellë 4-1.
Tri pikë arriti që t’i fitojë edhe Besa e Pejës që këtë javë u përball me Istogun në udhëtim duke i mposhtur me rezultat minimal 1-0.
Në duelin tjetër të zhvilluar mes Trepçës dhe Vëllaznimit, fitues dolën mitrovicasit të cilët ia dolën të triumfojnë me shifrat 2-1.
Me rezultat të njëjtë, fitore arriti edhe Liria që para tifozëve të saj e mposhti Mitrovicën me rezultat të ngushtë 2-1, ndërsa fitore mori edhe Drenica që mposhti Rilindjen 1974 me rezultat 2-1 në udhëtim.

Sa i përket Grupit B, Ramiz Sadiku mori një fitore bindëse në kryeqytet duke mposhtur Vjosën me rezultat 4-2, derisa fitore në udhëtim mori edhe KEK-u që mposhti 2 Korrikun me rezultat 2-0.
Vushtrria në anën tjetër mori një fitore komode ndaj Flamurtarit me rezultat 3-0 në shtëpi, ndërsa Dinamo dhe Kika kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1.
Me fitore e mbylli xhiron e katërt edhe Prishtina e Re që po ashtu arritën një fitore bindëse 3-0 ndaj Fushë Kosovës.
Pas xhiros së katërt lider në Grupin A të Ligës së Parë mbetet Drenica me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa në Grupin B pas katër xhirosh po udhëheq Prishtina e Re me 12 pikë.

“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...