Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, e ndodhur më 28 mars 1999 në Podujevë.
Ajo rikujtoi se atë ditë, 16 anëtarë të këtyre familjeve – gra dhe fëmijë të pafajshëm – u vranë mizorisht nga forcat e regjimit serb.
“Më 28 mars 1999, në Podujevë, 16 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, gra dhe fëmijë të pafajshëm, u shuan mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë. Kjo masakër mbetet dëshmi e egërsisë së një regjimi që nuk kurseu as jetët më të pambrojtura. Fëmijët që duhej të rriteshin në paqe, dhe gratë që mbanin familjet, u vranë barbarisht vetëm pse ishin shqiptarë. Dhimbja për ta është e përhershme, ndërsa drejtësia për krime të tilla mbetet një detyrim që nuk shuhet me kohën”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...