Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, ka kërkuar falje pasi humbi penalltinë në ndeshjen ndaj Serbisë.
Ndeshja përfundoi 0:0, ndërsa goditjen e Manajt nga pika e bardhë e priti portieri serb. Ai humbi penalltinë në moment të rëndësishëm, në fund të pjesës së parë.
Manaj ka shkruar të dielën, ndërsa ka thënë se dhembjen e madhe nuk mund ta përshkruajë me fjalë.
“E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për gjithë ne. Më vjen thellësisht keq penalltinë që humba. Si sulmues marr përgjegjësinë para portës dhe nuk arrita të bëj atë që duhej. U kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për t’u kthyer më i fortë, më i përqendruar dhe më i vendosur”, ka shkruar Manaj.
Nis seanca në Hagë: Mbrojtja e Thaçit do t’i thotë fjalët pë...
Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dh...
106 vjet nga shpallja e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë