Skuadra Rennes ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin 20-vjeçar të Barcelonës, Mikayil Faye.
Një numër klubesh janë të interesuar për nënshkrimin e Fayes nga Barcelona, por skuadra e Ligue 1 Rennes është përpjekur të arrijë qëllimin duke paraqitur ofertë prej 10 milionë euro për qendërmbrojtësin.
Kështu tha gazetari sportiv italian Fabrizio Romano, i cili shtoi se klubi francez ka përfshirë gjithashtu një klauzolë shitjeje prej rreth 20/25% në ofertën e tyre, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv.
Barcelona gjithashtu ka kërkuar një klauzolë kthimi në marrëveshje pasi ata janë të prirur të mbajnë kontrollin e të ardhmes së Fayes.
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...