Sezoni 2022/23 i Premier Leagues ka përfunduar, duke mbyllura të gjitha dilemat në betejën e rënies nga kategoria dhe në garën për vendet evropiane.
Manchester City tashmë tash e disa xhiro kanë konfirmuar titullin, kurse Arsenali, Manchetser United do t’i bashkohen atyre në Champions League.

Liverpool e Brighton do të marrin pjesë në Europa League.
Kurse, Aston Villa ka zënë vendin e Tottenham në pozitën e shtatë, duke bërë që “Spurs” të mbeten pa ndeshje evropiane sezonin e ardhshëm.

Brendford, Fulham, Crystal Palace, Chelsea, Wolves, West Ham, Bournemouth e Nottingham Forest okupojnë pozitën nga nëntë deri në 16-të.

Everton i shpëtoi rënies në Championship, pas një fitore në xhiron e fundit, duke i dënuar Leicester Cityn e Leeds United me rënie.
Southamptoni ka qenë i konfirmuar se do të luajë në Ligën e dytë të Anglisë, pas një sezoni për tu harruar./Arbresh.info/

Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë