Kombëtarja e Kosovës në futboll është ngritur për një vend në renditjen më të re të FIFA-s, ngjashëm si edhe ajo e Shqipërisë.
FIFA e publikoi sot renditjen më të re, me Kosovën që u ngjit një vend më lart dhe tani radhitet e 177-ta në botë me 97 pikë të grumbulluara, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që prej publikimit të renditjes së kaluar, transmeton Express.

Kombëtarja e Shqipërisë, ndërkohë, e ka fituar një vend në renditje dhe pasi ka mbledhur 553 pikë, renditet në vendin e 59 në botë.

Renditjes i prin Gjermania, e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë.
Top peshën e mbyllin Portugalia, Argjentina dhe Belgjika. /Express/
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...