Kualifikimi në “Gjermani 2024” nuk do të thotë shumë për llogaritë e renditjes mujore të FIFA-s, e cila pritet të “dënojë” kuqezinjtë me disa vende për shkak të dy barazimeve në takimet e fundit të këtij viti kalendarik.
Kuqezinjtë e mbyllën grupin si kryesues duke realizuar një tjetër rezultat historik për futbollin shqiptar, por barazimet në duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe i kanë kushtuar.
Duke qenë se janë skuadra me koeficient më të ulët, barazimet llogariten si rezultat negative dhe Shqipëria humbet 14.13 pikë në total që do të sjellë një rënie të dukshme në përditësimin e renditjes së FIFA-s javën tjetër.
Saktësisht, Shqipëria do të zbresë nga vendi i 59-të, në të 62-tin dhe kjo ndikon shumë në shortin për kualifikueset e Botërorit. Renditja përcakton edhe ndarjen e vazove dhe duke qenë në vendin e 30-të mes skuadrave Evropiane, Shqipëria do të jetë pjesë e vazos së tretë.
Por, kjo është problem pasi në kualifikueset e Botërorit, grupet ndahen me 4 apo 5 skuadra dhe vetëm e para kualifikohet direkt. Në këtë mënyrë Shqipëria do të shortohej me 2 rivalë më të fortë në letër./rtsh
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...