Tashmë kanë filluar të qarkullojnë raporte se Pepe Reina do të kryej testet mjekësore te AC Milani javën e ardhshme para largimit nga Napoli.
Portieri do të mbetet pa kontratë me përfundimin e këtij sezoni dhe është raportuar sot (e enjte) se ka arritur një marrëveshje për transferim tek “Rossonerët”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas rregullave nga FIFA, Diaovolo duhet të informoj klubin aktual të Reinas kur të arrihet një marrëveshje për kontratë dhe ‘Radio CRC’ tani është duke raportuar që ‘Partenopei’ tashmë ka dhënë leje për testin mjekësor.
Ende nuk është e qartë kur kjo do të ndodhë, por pritet që teksti të bëhet javën e ardhshme.
Reina pritet të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me opsionin për të vazhduar deri në tri vite./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...