Tri vajza kosovare të lindura në Norvegji kanë zgjedhur të përfaqësojnë kombëtaren e Shqipërisë në grupmoshën U17.
Vashat kanë refuzuar për të luajtur në Norvegji, teksa kanë zgjedhur Shqipërinë, shkruan Arbresh.info.
Ato do të debutojnë sot, në ndeshjen kundër Italisë U17, që fillon në orën 18:30.
Falë punës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe skautëve të saj, është bërë një punë e shkëlqyer për t’i bindur vajzat të përfaqësojnë Kombëtaren Shqiptare.
Këto talente janë në vëzhgim të vazhdueshëm nga FSHF dhe skautët e saj.
Në këtë rast, bëhet fjalë për lojtaret Tringa Nuha, Amalia Abazi dhe Melisa Kelmendi, të cilat janë 16-vjeçare dhe do të luajnë për Shqipërinë me krenari.
Tri vajzat do të startojnë sot në ndeshje ndaj Italisë.
Nga data 10 deri më 16 shtator, vajzat do të përballen gjithashtu me Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut e cila do të jetë një përvojë e mirë për to./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...