Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Manchester United për yllin e saj Joao Felix në vlerë 135 milionë euro.
Miguel Angel Gil Marin, drejtues i Atletico Madridit, e dëgjoi shumën përfundimtare të propozimit që Man United ishin të gatshëm ta paguanin, por atij nuk iu desh asnjë minutë për ta menduar.
Përgjigja e tij ishte e prerë: Joao Felix nuk është në shitje. As për atë shumë, që i kalon 127.2 milionët eurot që Atletico Madridi i pagoi te Benfica në verën e 2019 për transferimin e tij.
Manchester United pas nisjes së keqe të sezonit është duke punuar fuqishëm që të ofrojë lojtarë, por ofertat e tyre po refuzohen nga klubet.
Për lojtarin ishte i interesuar edhe Bayern Munich, që e shihnin portugezin si zëvendësim për Robert Lewandowskin në rast largimi, gjë që ndodhi.
Edhe atëherë bavarezëve iu bë e ditur që asnjë shumë nuk kryen punë për yllin portugez. /Telegrafi/
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...