UEFA është e gatshme të ndërmarrë veprime të ashpra disiplinore ndaj klubeve që iu bashkuan Superligës Evropiane të cilat ende nuk janë larguar nga projekti për jetësimin e saj, sipas burimeve të shumta të ESPN-së brenda shtëpisë së futbollit evropian.
Ndëshkimi më i ashpër me të cilin mund të përballen këto klube, në përputhje me rregullin disiplinor të UEFA-s, është pezullim dyvjeçar nga Liga e Kampionëve dhe nga Liga e Evropës.
UEFA ka qenë në bisedime me 12 klubet në 10 ditët e fundit, në përpjekje për të gjetur një marrëveshje për ndëshkime më të buta dhe për ta arritur një ujdi formale që ato të heqin dorë nga përpjekjet për jetësimin e Superligës.
Deri të mërkurën, sipas burime të ESPN-së, UEFA ka arritur marrëveshje me shtatë klube: Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Inter është afër arritjes së marrëveshjes, po ashtu.
Klubet e mbetura, Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Milan, nuk kanë ndryshuar qëndrim deri tani dhe rrezikojnë të përballen procesin disiplinor për, mes të tjerash, shkeljen e Artikullit 51 të statutit, i cili thekson: “Asnjë kombinim apo aleancë mes klubeve, direkt apo indirekt, i shkëputur nga Shoqatat anëtare të UEFA-s nuk guxon të formohet pa lejen e UEFA-s”.
Katër klubet që po i qëndrojnë besnik vendimeve të tyre besojnë se janë në pozitë të fuqishme, pasi dokumentet origjinale të dorëzuara në UEFA dhe FIFA theksojnë se Superliga i ka kërkuar UEFA-s leje për ta organizuar garën dhe për t’u njohur nga ajo, e nuk është një shkëputje nga shtëpia e futbollit evropian.
Sipas burimeve të ESPN-së, UEFA do ta shkelte vendimin e Gjykatës së Madridit, nëse i nis procedurat disiplinore ndaj klubeve. /Gazeta Express/
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...