Sulm me armë në një shkollë në Turqi, të paktën 16 të plagosur

11:19 | 14 Prill 2026
E.G

Një sulm me armë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Turqi. Sipas raportimeve nga mediat e huaja të paktën 16 persona janë plagosur.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet momenti i panikut kur nxënësit mundohet të largohen me shpejtësi.

Shtatë nga të plagosurit janë studentë. Forca të forta policie dhe njësi të operacioneve speciale kanë rrethuar zonën dhe po përpiqen të negociojnë dorëzimin e autorit të krimit.