Real Madridi është i vendosur për të kthyer sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan, në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Dybala shfaqi talentin e tij në Palermo gjatë edicionit 2014/15 duke gjetur portën 13 herë në Serie A, transmeton portali arbresh.info. Kjo i siguroi atij transferimin te kampioni italian Juventusi, ku performancat e tij kanë arritur në një nivel tjetër, dhe tani konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë.
Sipas një raporti nga ‘Calciomercato’, besohet se e gjithë kjo ka alarmuar Real Madridin, i cili është gjithmonë në kërkim për të nënshkruar me lojtarët më të mirë në botë.
Përveç gazetës së lartpërmendur italiane, mediat në Spanjë gjithashtu pretendojnë se “Los Blancos” janë duke përgatitur për të ofruar një tarifë rekorde prej 108 milionë për të siguruar nënshkrimin e Dybalas./arbresh.info
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...
Spiropali: Objektiv strategjik, mbyllja e procesit teknik të...