Chelsea është duke provuar për ta transferuar sulmuesin e Real Madrid, Gareth Bale.
Uellsiani nuk është duke kaluar formën më të mirë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa shihet si zëvendësimi adekuat i Eden Hazard te “Blutë”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Don Balon, “Los Blancos” janë të përgatitur ta lejojnë të largohet Bale për vetëm 51 milionë euro.

Kjo shumë është e përshtatshme për Chelsean, pasi trajneri Frank Lampard dëshiron disa lojtarë të rinj, por mund të shpenzojë vetëm 150 milionë euro nga buxheti i klubit.
Bale më herët ishte i mrekullueshëm te Spurs dhe besohet që rikthimi në Premierë Ligë do t’i shpëtonte karrierën.
Pos tij, “Blutë” janë të lidhur edhe me sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha./arbresh.info.
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...
Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe armë në vendin e ngjarjes, i ...
Endrit Thaçi kujton gjyshin në 1-vjetorin e vdekjes: Më mung...
Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet pun...
Si kanë reaguar vendet deri më tani ndaj thirrjes së Trump p...
Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vras...