Reali humb kreun, ndalet me barazim nga Girona

23:08 | 30 Nëntor 2025
D.H

Real Madridi ndalet me barazim nga Girona në udhëtim me rezultat 1-1 në xhiron e 14-t në La Liga.

Të parët që realizuan ishin madrilenët me anë të Mbappes, por pas rishikimit me VAR – goli u anulua dhe rezultati mbeti 0-0, shkruan Arbresh.info.

Pesë minuta pas kësaj situate, Girona realizoi për të kaluar në epërsi me golin e Ounahit.

Reali gjatë gjithë pjesës së dytë pati iniciativën që ta rikthej ndeshjen. Në minutën e 67-të, Vinicius e fitoi një penallti të cilën në gol e konkretizoi Mbappe.

Deri në fund Reali me Viniciusin, Mbappe e Bellinghamin tentuan ta gjejnë golin e fitores por nuk ia arritën dot.

Pas këtij barazimi Real Madridi e humb kreun ku pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 33 pikë dhe është në pozitën e dytë. Tashmë lider i ri është Barcelona me 34 sosh.

Madrilenët ndeshjen e ardhme e luajnë në udhëtim tek Athletic Bilbao./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme