Real Madridi raportohet se po kalon në fazën përfundimtare të negociatave me Borussia Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham.
Raundi pozitiv i bisedimeve u zhvillua të hënën ndërsa Reali dhe Dortmundi janë duke punuar në konkretizimin e disa detajeve mbi bonuset që duhet të përfshihen në kontratë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes Realit dhe lojtarit për kushtet personale është 100% e sigurt dhe e garantuar që nga muaji prill, përcjellë lajmi.net.
Ideja e “Los Blancos” është që marrëveshja të mbyllet brenda kësaj jave, derisa lojtari është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme deri në qershor 2029 si lojtar i Real Madridit, pra një kontratë gjashtëvjeçare gati.
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë