Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.
FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike, duke i ftuar njëkohësisht të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake.
Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.
Fituesi i këtij takimi luan me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi, për një vend në Kampionatin Botëror./Arbresh.info
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ tregon hap pas hapi si të plotë...
Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
Presidenti i Brazilit kritikon ashpër SHBA-në për etiketimin...
Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
“Je komplet falso”, Indri përplaset me Sarën: Kam gjithë jav...
Parashikimi i motit për të shtunën