Ferland Mendy pritet të jetë përforcimi i ri i Real Madridit për afatin kalimtar veror.
Mbrojtësi i majtë francez ka shkëlqyer me fanellën e Lyonit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Por sipas të gjitha gjasave ai do të përfundojë në Santiago Bernabeu.
Është gjiganti spanjoll Real Madrid që ka fituar garën me skuadrat rivale si Juventus, PSG, Chelsea, Manchester United e Manchester City për Mendyn.
Los Blancos janë gati të dhurojnë 45 milionë euro për të nënshkruar me 24-vjeçarin.
Reprezentuesi francez pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Los Blancos.
Kujtojmë që Mendy ka qenë dëshira e madhe e Zidanes dhe për këtë Perez po bën të pamundurën për transferimin e tij. /Telegrafi/
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj